SHENDETSI MJEKSI
 
Efektet shëruese të hudhrës


Hudhra njihet si mbretëresha e zarzavateve shëruese, pasiqë shkatërron bakteret dhe infeksionet. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo perime gjendet lehtë. Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 për qind insulinë. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Floku mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, derisa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Një tjetër studim ka treguar se njerëzit që hanë hudhër çdo ditë, mund të jetojnë më gjatë. Efektet e saj janë të mrekullueshme, veçse duhet pasur një kujdes i jashtëzakonshëm. Përdorimi i saj në mënyrë të gabuar dëmton rëndë shëndetin e personit të sëmurë. Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë, ashtu edhe kur ajo përdoret e thatë. Nëse përdoret në gatim, këshillohet që mos të skuqet shumë, pasi i humbet vlerat e saj. Gjatë skuqjes ajo humbet me shijen e vajit.

Ngrënia e shpejtë, fajtore për mbipeshë


Njëra ndër arsyet e epidemisë së mbipeshës mund të jetë edhe ngrënia tepër e shpejtë, thonë shkencëtarët japonezë.

Për ta evituar shtimin në peshë, duhet të hani ngadalë dhe t’i evitoni ushqimet e shpejta (fast food). Po ashtu, nuk duhet të hani duke e shikuar TV-në.

Personat që hanë shpejt, hanë më shumë, meqë derisa organizmi t’i “njoftojë” se është ngopur, ata e hanë tërë ushqimin në dispozicion. Këta persona janë tri herë më të rrezikuar nga mbipesha. Të ngrënit e shpejtë është një ves që, rëndomë fitohet që në fëmijëri. Kjo mund të përmirësohet – edhe pse me shumë mund.

Ndoshta keni dëgjuar edhe ju të vjetrit që thonë se, para se ta gëlltitni, ushqimin duhet përtypur mirë. Epo mirë, këto pohime tani del se janë të vërteta.

Shtimit në peshë i kontribuojnë edhe ushqimet e shpejta (fast food) në porcione të mëdha, pastaj ushqimet e përpunuara, si dhe ngrënia para TV-së.


Kafshimi i thonjve

Www.Erisa.Tk

Disa detaje, sado në dukje të vogla, siç janë thonjtë e duarve dhe të këmbëve,mund ta ndryshojnë fotografinë mbi bukurinë e njeriut në sytë e të tjerëve.

Ndër gjërat e para që vërehen në pamjen e femrës janë edhe thonjtë. Në anën tjetër, kafshimi i thonjve me dhëmbë jo vetëm që i dëmton ata dhe lëkurën përreth tyre, por nuk është fare higjienike dhe e shëndoshë. Kjo shprehi patjetër duhet të largohet me vendosmëri, ashtu siç luftohet edhe çdo shprehi tjetër.

Për t’i zbukuruar thonjtë tuaj dhe në këtë mënyrë për ta kompletuar fotografinë e bukurisë suaj, nuk është patjetër që të shkoni te ndonjë manikyrist, sepse për bukurinë e tyre mund të kujdeseni edhe vetë. Mjafton që një herë në javë, atëherë kur të keni kohë të lirë, t’i vendosni duart në ujë të vakët apo në vaj të ngrohtë të ullirit, që thonjtë të zbuten.Si t’i lyeni thonjtë?

Pastaj me anën e lakuar (të rrumbullakët) të limës për thonjtë shtyni skajet e thonjve nga rrënja e saj dhe filloni t’u jepni formë duke i trajtuar me kujdes me anë të limës së dedikuar për thonjtë. Skajet e thonjve mos i preni asnjëherë. Thonjtë nuk bën t’i lyeni para se t’i lustroni mirë me limë për lustrim. Është e pëlqyeshme që, nëse dëshironi që të keni llakun më të bukur, së pari ta lyeni me një shtresë bazë të tejdukshme, kështu qo do të keni thonj më të bukur dhe llaku do të qëndrojë më gjatë. Në rast se thonjtë apo lëkurën e keni të plasaritur dhe të vrazhdë, së pari do duhet t’i kuroni ato me ndonjë krem për duar, duke i lyer edhe thonjtë deri në rrënjë. Sa më e shëndoshë që të jetë rrënja e thonjve, aq më të bukura, më të fortë dhe më të shëndoshë do t’i keni thonjtë.

Ushqimet, faktorë për përhapjen e tumorit

Www.Erisa.Tk

Sipas nje zbulimi te bere ne SHBA, ushqime te cilat i konsumojme perdite, mund te ndikojne ne perhapjen e kancerit.
Zbulimi eshte publikuar ne revisten “American Journal of Respiratory”, ku theksohet se ushqimet qe ndikojne me shume ne perhapjen e semundjes vdekjeprurese jane; mishi, djathi dhe pijet me gaz.

Sipas nje zbulimi te bere ne SHBA, ushqime te cilat i konsumojme perdite, mund te ndikojne ne perhapjen e kancerit. Zbulimi eshte publikuar ne revisten “American Journal of Respiratory”, ku theksohet se ushqimet qe ndikojne me shume ne perhapjen e semundjes vdekjeprurese jane; mishi, djathi dhe pijet me gaz.

Eksperimenti eshte kryer mbi minj te semurur me tumor ne mushkeri dhe pasi ata konsumonin sasi te medha nga ushqimet e siperpermendura, eshte vene re nje perhapje me e shpejte e semundjes. Nga ana tjeter, tek minjte te cilet ushqeheshin me ushqime te ndryshme, semundja u perhap me ngadale.

Ky eshte nje zbulim shume i rendesishem dhe mund te ndikoje drejteperdrejte ne jeten e njerzve, pasi djathi, mishi dhe pijet me gaz jane ushqime te cilat konsumohen dendur

Si të përballohet hipertensioni


Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet simptoma të tilla si: dhimbje koke, marramendje, dhimbje dhe ndjenje rëndesë në gjoks, pagjumësi, urinim i shpeshtë, etje e madhe, dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.

Tensioni i lartë i gjakut, hipertensioni jo shumë i lartë,sipas specialisteve, mund të përballohet me sukses duke realizuar disa ndryshime në jetën e përditshme, si dhe në regjimin ushqimor.


Humbisni kilet e tepërta
Mungesa e peshës është një hap tepër i rëndësishëm në normalizimin e hipertensionit. Madje nuk është e rastit që shpesh personat që vuajnë nga hipertensioni përfshihen në kategorinë e njerëzve me mbipeshë.
Rreziku nga kilogramët e tepërt është më i madh kur mbipesha është grumbulluar në disa pjesë të trupit, konkretisht në bark dhe kraharor.
Të mirat e mungesës së mbipeshës janë të shumta. Përveç se ajo ndikon në uljen e tensionit të lartë arterial, vepron edhe në rënien e nivelit të kolesterolit etj. Gjithashtu, ndihmon në rregullim e niveleve të sheqerit në gjak në rast diabeti. Mos harroni se kombinimi i tensionit të lartë, i kolesterolit në rritje dhe diabetit përbën një faktor tepër rëndues për funksionimin normal të sistemit kardiak.

Shëtisni
Specialistët ju këshillojnë të sëmurëve me tension të lartë që të ecin të paktën 2-3 herë në javë për 45. Përkundrazi, ata ndalojnë ushtrimet me peshë pasi në këtë mënyrë rritet shumë presioni arterial dhe vonon që të vijë në nivele fiziologjike.
Ndërkaq, nuk përjashtohet që një i sëmurë me hipertension të kryejë ushtrime me pesha, por kjo do të realizohet vetëm pasi ai të ketë nisur tashmë një program aerobie, sipas këshillave të mjekut të tij dhe në bazë të rezultateve të analizave të domosdoshme.

Ndërprisni duhanin
Duhani shkakton çarjen e kapilareve dhe ndikon në humbjen e elasticitetit të tyre. Është provuar se akoma edhe një cigare është e aftë të shkaktojë çarje dhe kjo sepse presioni i gjakut, që qarkullon në brendësi të kapilarëve, rritet. Përveç tensionit të gjakut, shpeshtohen edhe rrahjet e zemrës pasi kjo e fundit është e detyruar të punojë më tepër me qëllim që të mbulojë nevojat e organizmit me oksigjen.
Me ndërprerjen e duhanit muret e kapilareve bëhen më elastike, ndërsa zemra punon me ritëm normal dhe nuk lodhet.

Kontrolloni stresin
Megjithëse kjo këshillë është e vështirë që të zbatohet, pasi stresi është i pranishëm në jetën tonë të përditshme, e vërteta është se nëse dëshironi ta përballoni me sukses hipertensionin duhet të kontrolloni stresin. Me fjale të tjera, stresi funksionon sikurse duhani, duke çuar në rritjen e tensionit të gjakut.
Personat e brezit të tretë janë më të prekur nga hipertensioni pasi kapilarët e tyre janë më të fortë, më shumë pak elasticitet, për shkak të moshës.

Kujdesuni për regjimin ushqimor
Preferoni peshk dhe zarzavate. Peshqit si sardelet, salmoni etj. përmbajnë tre përbërje yndyrore të cilat është provuar se ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Studimet rreth kësaj çështje janë realizuar në popuj të cilët konsumojnë shumë peshk, si p.sh. eskimezët. Natyrisht që efekti i këtyre përbërjeve tek ju varet nga shpeshtësia e konsumimit të peshkut.
Mirë është që të preferoni të hani peshk dy herë në javë dhe të kufizoni konsumin e mishit të viçit, pulës etj. deri në një herë në javë.
Frutat dhe zarzavatet kanë në përbërjen e tyre lëndë të cilat ndihmojnë në ruajtjen e kapilarëve në gjendje sa më të mirë. Pjesa e brendshme e tyre "sulmohet" nga tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe diabeti. Në sajë të lëndëve të vlefshme që përmbajnë frutat dhe zarzavatet, kapilarët qëndrojnë hapur duke lehtësuar qarkullimin sa më normal të gjakut.
Specialistët propozojnë që vaktet tuaja të kenë në përbërjen e tyre fruta, zarzavate dhe pak yndyrë mishi.

Rregulloni temperaturën e shtëpisë
I ftohti është një faktor rëndues për hipertensionin, megjithëse shumë e injorojnë. Nuk është e rastit që në verë kardiologët zvogëlojnë sasinë e ilaçeve kundër hipertensionit, për shkak se nxehtësia ul tensionin. Përkundrazi, ndenja në të ftohtë rrit presionin arterial. Ndaj është e rëndësishme që shtëpia juaj të jetë e ngrohtë.


Dhimbjet gjatë shtatzanisë

Www.Erisa.Tk

Me shumë mundësi dhimbjet tuaja janë si pasojë e zgjerimit të muskujve dhe lidhëseve të mitrës. Ndodhin shpesh gjatë shtatzanisë  e sidomos nga muajt 4-6. Janë dhimbje të mprehta dhe me lëvizjet e ndryshme p.sh në karrige, apo gjatë kollës, gjatë ngritjes nga krevati ndjehen më shumë. Zakonisht vihen re rreth rrëzës së kofshës.

Mund të zgjasin pak ose për disa orë. Nëse nuk janë të vazhdueshme apo të shoqëruara nga temperarura, ethet, hemoragjia apo me shtim të sekrecioneve vaginale atëherë me shumë mundësi nuk krijojnë problem. Gjithashtu nuk janë si dhimbjet e lindjes së parakohshme ku kontraktimet vijnë në mënyrë të rregullt duke u rritur.

Mundohuni të shtrini këmbët duke i ngritur pak dhe shplodhuni. Kur të veni për kontrollin e rradhës tek mjekja juaj tregojini për këto lloj dhimbjesh. Ka dhe një lloj dhimbje që shihet më shpesh në njërin krah si pasoj e nervit shijatik dhe ndihet edhe në këmbë. Edhe kjo dhimbje nuk është e vazhdueshme. Në këto raste mundohuni të shtriheni në anën e kundërt për të penguar shtypjen ndaj këtij nervi. Mundohuni mos të qëndroni për kohë të gjatë në këmbë dhe të mos ngrini pesha të rënda. Mundohuni të mos bëni lëvizje të menjëhershme. Mund të bëni dhe kompresa me ujë të ngrohtë. Nëse dhimbjet vijnë duke u rritur konsultohuni me mjekun tuaj.


Duam të bëjmë të ditur se vetëm dhimbjet nuk janë


Infeksionet e veshit të mesëm

Www.Erisa.Tk
Ardhja e stinës së nxehtë paralajmëron shtimin e rasteve të infeksioneve të veshit të mesëm. Arsyet duhen kërkuar te temperaturat e favorshme dhe plazhi, të cilët krijojnë kushte për zhvillimin dhe përhapjen e baktereve të ndryshme patogjene, që çojnë në shfaqjen e këtyre infeksione.

Otiti i mesëm akut është një term që përdoret për të përshkruar mahisjen e veshit të mesëm. Veshi është njëra prej shqisave, i cili i regjistron sinjalet akustike, tingujt, zërat, zhurmat.

Anatomia e veshit ndahet në veshin e jashtëm, të mesëm e të brendshëm. Veshi i mesëm përbëhet nga tre kockëzat e veshit, çekani, zengjini, kudhra (stapes, incus dhe malleus), dy fije muskujsh (të M. stapedius e të M. tensor tympanii), dy fije nervore (chorda tympani e pjesa horizontale e N. facialis) si dhe tubën e Eustachi-t, që lidh grykën me veshin e kur hapet, p.sh., me anë të manovrës së Valsalva-s (duke fryrë hundën e mbyllur me gojë të mbyllur), barazon presionin ndërmjet tyre (ndihet kur veshi "kërcen").

Shkalla e infeksionit varet nga gjendja e organizmit në momentin e prekjes nga mikrobet (ulja e rezistencës së organizmit), nga virulenca (forca) e mikrobit për të shkaktuar sëmundje, por dhe nga gjendja patologjike e nazofaringut (hundë-fyt).

Otiti i mesëm akut ka një sërë shkaqesh, ku më kryesori mendohet të jetë streptokoku beta emolitik. Përveç tij, shkaktarë për shfaqjen e otitit të mesëm janë bllokimi i tubit të ustakut nga mishi i huaj në hundë, viruset infektive që prekin rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe alergjitë. Megjithatë, në disa raste, mund të ndodhë që ky lloj otiti të ketë shkaqe idiopatike, të panjohura.

Kjo sëmundje prek të gjitha moshat, por më të predispozuara janë fëmijët 2-10 vjeç, dhe në 80 % të rasteve shfaqet te moshat 5-6 vjeç.

Mosha e vogël është më e predispozuar të ketë të tilla probleme.Kjo lidhet me anatominë e veshit të fëmijëve. Mosha e porsalindur duke e pasur të paformuar mirë tubin që lidhin hundën me veshin ka pozicion horizontal, krijon mundësi të infektohet më lehtë. Po kështu, këtu ndikon dhe pamundësia për t'u ruajtur nga faktorët e ndryshëm të ambientit.

Rrugët e futjes së flokës bakteriale në veshin e mesëm janë tre: e para është rruga e futjes së infeksionit nga daullja kur kjo e fundit është e çarë. Mënyrë tjetër është nëpërmjet tubit të ustakut, e cila është dhe më e shpeshta. Kjo shkaktohet nga dëmtimet që i ndodhin mukozës së tubit të ustakut prej sëmundjeve imflamatore të nazofaringut. Kjo bën të mundur futjen më lehtë të mikrobeve në veshin e mesëm dhe shfaqjen e infeksionit medio-akut. Rruga e tretë është ajo hematogjene (nëpërmjet gjakut). Kjo është shumë e rrallë, por ndodh në rastet kur pacienti kalon sëmundje infektive.

Faktorët ndihmues për shfaqjen e otitit të mesëm janë të ndryshëm dhe lidhen kryesisht me ndryshimet e temperaturës, kohën e paqëndrueshme, të cilat favorizojnë shfaqjen e virozëve, që bëhen shkak për bllokimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe si rezultat shfaqjen e problemeve të veshit të mesëm.

Mjekimi në kushtet e shtëpisë
- vendosni kompresa të ngrohta, të thata në vesh
- përdorni si qetësues alkool borik
- pini analgjezikë për temperaturën
- përdorni vazokonstruktor për zhbllokimin e hundëve: ilaç me pika
- shmangni kontaktin e veshit me ujin, deri në shërim të plotë (kur laheni mund të vendosni tapa veshi ose pambuk me ndonjë solucion që nuk depërton uji p.sh., vaj)


Si te luftojme celulitin e temerrshem!

Www.Erisa.Tk

Nuk ka asgje me te urryeshme per ne femrat se lekura e portokallit (celuliti). Por sipas specialisteve per humbjen ne peshe, ekzistojne disa menyra sesi ta largojme celulitin.
Se pari, cfare eshte celuliti dhe si e marrim? Celulit eshte termi qe perdoret per t'iu referuar depozitimeve te dhjamit qe shkaktojne fryrje apo jonjetrajtshmeri te lekures, ne zonat problematike qe jane: kofshet dhe vithet.

Njerezit shpesh e ngaterrojne celulitin me dhjamin por dhjami eshte si izolant per trupin dhe mbeshtjell organet, muskujt dhe nervat dhe eshte i lemuar ne pamjen e jashtme. Ka shume arsye se perse krijohet celuliti: ai eshte me i zakonshem tek femrat mbas moshes se pubertetit pasi mendohet se nivelet e larta te estrogjenit fillojne dhe e perkeqesojne celulitin. Megjithate, studimet tregojne se kjo vjen si pasoje e natyres se indit lidhes tek grate, te quajtur septa, qe i mban qelizat e dhjamit ne vend.
Indi tek femrat nuk eshte fleksibel, dhe me shtimin e peshes, qelizat e dhjamit zgjerohen dhe shkojne drejt siperfaqes se lekures duke dhene ate pamjen e fryre. Pra, c'duhet te bejme qe ta eleminojme kete problem?

Kjo ndoshta nuk eshte gje e re per ju, por duhet te konsumoni fruta dhe perime te fresketa si: manaferra, qershi, qitro, lulelaker, broccoli, domate dhe bizele. Te gjitha keto ushqime permbajne anti-oksidante qe ndihmojne ne rritjen e fleksibilitetit te septa-s, dhe nje septa elastike ben qe celuliti te qendroje poshte siperfaqes.Gjithashtu duhet te perfshini multi-vitaminat ne dieten tuaj, pasi keto permbajne vitamina dhe minerale qe ndihmojne ne normalizimin e funksionit te qelizave. Gjithashtu duhet te eleminoni: duhanin, kafeinen dhe ushqimet pikante ne dieten tuaj.

Gjithashtu, nuk duhet lene pas dore gjimnastika per te djegur yndyrnat. Ushtrimet ndihmojne ne largimin e toksinave qe shkaktojne celulitin dhe e furnizojne lekuren me gjak te ri.
Kur jemi te stresuar, trupi yne leshon hormonin e adrenalines qe e drejton gjakun per tek muskujt tane duke u pergatitur per mbrojtje. Kjo do te thote qe gjaku largohet nga lekura dhe per pasoje zvogelohet edhe numri i toksinave te larguara. Provoni te merrni fryme thelle, mbajeni frymen per 4 sekonda dhe pastaj nxirreni jashte.
Gjithashtu mund te perdorni nje furce te madhe dhe te lemuar ne lekuren tuaj e cila ndihmon ne qarkullimin e gjakut, dhe ne heqjen e mbeturinave.Teper i rendesishem per largimin e toksinave eshte dhe konsumi i ujit.
Dielli pranveror dhe kujdesi për lëkurën e fytyrës

Vrapimi mbrapsh

WWW.ERISA.TK
 

Vrapimi mbrapsh (retrorunning) ne ndryshim nga vrapimi tipik, ben qe te konsumohet me shume energji, i ben me mire sistemit kardiovaskular dhe demton me pak artikulacionet.

 

Retrorunning madje i sjell organizmit me shume dobi se sa edhe vete vrapimi tradizional, ose e thene me mire, efekteve pozitive te tij i shton edhe te tjera.

 

Por le te shohim me nga afer epersite e kesaj menyre atipike te te vrapuarit.

Ne krahasim me vrapimin tipik, vrapimi mbrapsh rrit djegjen e oksigjenit nga 60% ne 80%, rrit 25% djegjen e kalorive, permireson aktivitetin e sistemit kardiovaskular, lehteson ngarkesen e artikulacioneve, nepermjet reduktimit te kontaktit me terrenin.

Por ka edhe me.

 

Te vraposh mbrapsh, forcon edhe me shume muskulaturen, duke stimuluar te ashtuquajturit muskuj antagoniste, ndihmon ekuilibrin dhe mban lart perqendrimin e nevojshem per te mos u rrezuar.

Cfare duhet te kemi parasysh gjate vrapimit mbrapsh?

Se pari duhet te gjeni kepucet e nevojshme, ato duhet te jene te buta, por njekohesisht te jene ne gjendje qe te ruajne edhe stabilitetin e nevojshem.

Se dyti, zgjidhni terrenin e pershtatshem, rekomandohet me mire asfalt per te mos patur rrezik nga prezenca e gureve.
Ktheni here pas here koken qe me bisht te syrit te keni mundesi te kontrolloni drejtimin.
Fillimisht filloni me vrapime ne disatance te shkurter jo me shume se 50 m, dhe rrriteni gradualisht ate, dhe shume shpejt do te jeni ne gjendje te vraponi edhe 500m.


Teknologjia shkakton pagjumësi

WWW.ERISA.TK 

Te rinjte e sotëm, flenë shumë pak, pothuajse gjithmonë për faj të teknologjisë.
Interneti, celulari dhe televizori kanë zënë vend në dhomën e gjumit të adoleshentëve dhe një natë me gjumë të plotë është e pazakontë për shumicën e tyre.

Kjo ishte një nga arsyet që Dita Ndërkombëtare e Gjumit (18 mars) në vendet e Evropës u dedikohej pikërisht të rinjve, në përpjekje për t’i bërë të kuptojnë rëndësinë e gjumit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Fondacioni Kombetar i Gjumi në Amerikë, fëmijët e shkollës tetëvjeçare flenë mesatarisht një orë e gjysmë më pak sesa duhet, ndërsa 1 në 10 fle më pak se 6 orë në natë.

Në këto raste duhet larguar nga dhoma e gjumit kompjuteri dhe celulari, teknologjit aktive shumë më të dëmshme se një film në televizor.

Të rriturit preferojnë televizorin, i cili tashmë ndodhet në 95 për qind të dhomave të gjumit, por kjo e dëmton më pak cilësinë e gjumit, duke parë që vetëm 10 % e të rriturve ankohen për përgjumje gjatë ditës në krahasim me 20 për qind të të rinjve.

Fatkeqësisht, shumë njerëz mendojnë që të flesh mjaftueshëm është diçka relative, por studimet kanë treguar se kush fle pak, rrezikon të shtojë në peshë, të ketë rritje të presionit të gjakut e glicemisë, irritim, ankth dhe çrregullim të humorit.Te rinjte e sotëm, flenë shumë pak, pothuajse gjithmonë për faj të teknologjisë.
Interneti, celulari dhe televizori kanë zënë vend në dhomën e gjumit të adoleshentëve dhe një natë me gjumë të plotë është e pazakontë për shumicën e tyre.

Kjo ishte një nga arsyet që Dita Ndërkombëtare e Gjumit (18 mars) në vendet e Evropës u dedikohej pikërisht të rinjve, në përpjekje për t’i bërë të kuptojnë rëndësinë e gjumit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Fondacioni Kombetar i Gjumi në Amerikë, fëmijët e shkollës tetëvjeçare flenë mesatarisht një orë e gjysmë më pak sesa duhet, ndërsa 1 në 10 fle më pak se 6 orë në natë.

Në këto raste duhet larguar nga dhoma e gjumit kompjuteri dhe celulari, teknologjit aktive shumë më të dëmshme se një film në televizor.

Të rriturit preferojnë televizorin, i cili tashmë ndodhet në 95 për qind të dhomave të gjumit, por kjo e dëmton më pak cilësinë e gjumit, duke parë që vetëm 10 % e të rriturve ankohen për përgjumje gjatë ditës në krahasim me 20 për qind të të rinjve.

Fatkeqësisht, shumë njerëz mendojnë që të flesh mjaftueshëm është diçka relative, por studimet kanë treguar se kush fle pak, rrezikon të shtojë në peshë, të ketë rritje të presionit të gjakut e glicemisë, irritim, ankth dhe çrregullim të humorit.

 
  Heute waren schon 13 visitors (13 hits) hier!




Free Hit Counters
 
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=